Si të pastroni sfungjerin e kremit pudër shpejt e shpejt në më pak se 1 minutë

Nuk ka rëndësi nëse e aplikoni fondatinën çdo ditë, zgjidhni nuancën e duhur që i përafrohet ngjyrës natyrale të lëkurës suaj apo jo, blini një produkt të shtrenjtë apo ecni në bazë të nevojave që ua lejon xhepi, në rast se nuk përdorni sfungjer ose furçë të pastër e cilësore, dëmi që po i shkaktoni lëkurës do t’ua hedhë poshtë gjithë përkujdesjen që tregoni. Një ndër gabimet më të shpeshta që bëjnë shumë femra është të vazhdojnë të përdorin të njëjtin sfungjer për përhapjen e kremit pudës për shumë kohë dhe të mos e pastrojnë. Në ndryshim nga furça, sfungjeri mbledh më shumë sasi fondatine çka e shndërron në një produkt i cili mbledh lehtëisht baktere. Në qoftë se keni menduar se për pastrimin e tij duhen produkte spicifike, Living do t’ju tregojë trukun për të cilin keni nevojë.
Mbushni një gotë me ujë të fohtë dhe shtoni sapun të lëngshëm ose xhel për larjen e enëve. Fusni brenda sfungjerin dhe vendosni gotën në mikrovalë me temperaturë maksimale për 1 minutë. Nëse vëreni se ka akoma njolla, ndërroni ujin dhe shtoni më shumë detergjent. Nuk është nevoja ta shpëlani, mjafton ta lini të thahet. Sfungjeri juaj do të duket më i pastër se kurrë më parë.

majsit

Likes:
0 0
Views:
53
Article Categories:
Keshilla Bukurie

Leave a Reply