Të bësh show me martesën, Cardi B vendos sërish unazën me diamantin 8 karat

Cardi B dhe Offset konfirmuan ribashkimin e tyre ndërsa u shfaqën së bashku në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Grammy.

Dhe reperja ka bërë lëvizjen e radhës për të treguar së e fali tradhtinë e bashkëshortit.

Ajo vendosi sërish unazën e saj gjigante të martesës.

Cardi mori pjesë në festën e Shën Valentinit ‘Ignite Angel and Devils’ në Bel Air, Kaliforni ku zbuloi se kishte vendosur të mbante sërish në gisht unazën e madhe që mori nga Offset.

Ndërsa pozuan së bashku në tapetin e kuq, reperja vendosi dorën në gjoksin e bashkëshortit duke u siguruar që unaza e saj me diamant 8 karat të binte në sy.

Offset i propozoi Cardi B në koncertin e Power 99’s Powerhouse në Filadelfia në tetor 2017, dhe në qershor të 2018, zbuluan se u martuan në fshehtësi.

Ata janë prindër të një vajze Kulture.

Likes:
0 0
Views:
109
Article Tags:
Article Categories:
Showbiz

Leave a Reply