Të Fundit
12 November 2019

Befason 50 Cent: Nuk do të ishte keq, që autobusi të ma shtypte djalin!

Reperi kontradiktor sërish ka tronditur publikun me komentet në llogarinë personale në Instagram në të cilën shkroi se nuk do të ishte keq që djalin e tij ta godiste autobusi.

Artisti 43-vjeçar komentoi në një fotografi të djalit, Marquise i cili ka filluar tash e sa kohë që të shoqërohet me rivalin më të madh të tij, Kenneth McGriff dhe shkroi se nuk do të ishte keq që autobusi t’i godiste që të dy.

Image

Në këtë formë, 50 Cent vetëm sa ka përkeqësuar marrëdhëniet tashmë të dëmtuara me pasardhësin e tij.

“Nënën e tij, Shaniqua Tompkins e kam paguar 1.36 milion dollarë në mënyrë që t’i sigurojë jetë të lumtur dhe arsim, atë që nuk e kam pasur unë”, ka shkruar ndër të tjera amerikani.

Vetëm në vitin 2008 vendosën që fëmija të jetonte me nënën pas proceseve gjyqësore rreth kujdestarisë.

Megjithëse për vite me radhë, djali dhe babai janë përpjekur të lehtësojnë marrëdhënien, ata dështuan për shkak të grindjeve të shpeshta midis prindërve.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore dhe do të mbajë disa koncerte.