Të Fundit
12 November 2019

Gjykata Europiane e Drejtësisë urdhër Le Pen: Ktheji paratë PE

Gjykata më e lartë e BE-së hodhi poshtë sot apelin e kryetares franceze të partisë së ektremit të djathtë, Marine Le Pen, ndaj një urdhri të Parlamentit Europian, sipas të cilit ajo duhet të paguajë 41 554 euro, që janë përdorur gabimisht për të paguar truprojën e saj.

Zyra e Anti-Mashtrimit e BE-së (OLAF) ka hetuar udhëheqësin e Frontit Kombëtar lidhur me akuzat për keqpërdorim fondeshme të cilat paguhet asistenca parlamentare. Pasi OLAF kontsatoi se paratë ishin përdorur në mënyrë të parregullt, Parlamenti në janar 2017 kërkoi që Le Pen ta kthente mbrapsht këtë shumë.

Le Pen e apeloi vendimin në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, duke pretenduar se OLAF ishte politikisht i njëanshëm dhe argumentimi i zyrës së anti-mashtrimit duhet të hetohet.

Të mërkurën, Gjykata Evropiane e Drejtësisë hodhi poshtë argumentet e saj në bazë të mungesës së provave apo bazave gjyqësore dhe e urdhëroi atë të shlyente 41 554 euro në fonde të keqpërdorura, si dhe shpenzimet ligjore të bëra nga Parlamenti.

Vendimi pason një varg urdhërash të ngjashme ndaj disa deputetëve të Frontit Kombëtar që kanë përdorur fondet parlamentare për të paguar punë jo-parlamentare, shkruan Tema.

Më parë këtë vit, gjykata urdhëroi eurodeputetin Mylène Troszczynski, gjithashtu nga partia e Le Pen, t’i paguajë 56 554 euro Parlamentit. Po ashtu, babai i Le Pen dhe ish-kreu i partisë, Jean-Marie Le Pen, u urdhërua në mars t’i rimbursojë PE-së mbi 300 000 euro.