Vaji flori i bajames

Vaji i bajames përdoret shumë në produktet kozmetike apo dhe recetat e bukurisë në kushtet e shtëpisë. Sot në internet qarkullojnë shumë receta dhe mënyra të përdorimit të këtyre dy vajrave. Vaji i bajames ka shumë efekte positive pasi është i pasur me acide yndyrore të shëndetshme si acid oleic dhe linoleik.

Ka shumë forma të përdorimit të vajit të bajames duke nisur që nga lëkura, flokët dhe thonjtë. Ky vaj është i pasur me vitamina A, B dhe E, që luajnë një rol shumë të rëndësishëm për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës. Megjithatë duhet ta zgjidhni këtë vaj të jetë sa më natyral.

Për fytyrën

Është një hidratues shumë i mirë, i përshtatshëm për lëkurat e thata dhe mikse. Mjaftojnë vetëm disa pika dhe masazhoni butësisht me anë të gishtave deri sa lëkura ta përthithë plotësisht dhe pa bllokuar poret.

•Ky vaj mund të përdoret edhe për të pastruar make-up-in. Mund ta përdorni në të gjithë fytyrën, për sytë madje edhe për ta hequr rimelin kundra ujit.

•Ka një efekt mbresëlënës në reduktimin e rrathëve të zinj, qeskave apo syve të fryrë.

Aplikojeni çdo natë para se të flini dhe do të mund të parandaloni edhe puçrat e aknet.

•Ndihmon në reduktimin e shenjave të moshës si rrudhat e fytyrës apo ato rreth syve. Ky vaj ka veti te rigjeneruese për qelizat e lëkurës duke ju dhënë një pamje më të freskët e të re.

•Mund ta përdorni edhe si eksfoliues duke e përzier me sheqer. Eksfolimi i lëkurës duhet të bëhet 2-herë në javë për të pastruar lëkurën e për të hequr qelizat e vdekura. Ky është një eksfoliant natyral dhe shumë efikas.

•Vaji i bajames ka edhe veti shëruese në kurimin e ekzemave, skuqjes, inflamacioneve apo çrregullimeve të tjera të lëkures.

Vaj bajame për flokët

•Zbut, hidraton dhe i jep shkëlqim flokëve tuaj. Zëvendësoni balsamin tuaj i cili përmban silikon apo kimikate të tjera me vaj bajame natyral. Aplikoni disa pika në majat e flokëve dhe shpëlajini me ujë të bollshëm.

•Falë acideve yndyrore të pangopura që ndodhen në vajin e bajames, i zbusin flokët duke depërtuar në thellësi..

•Ai gjithashtu vepron si mbrojtes ndaj faktorëve të jashtem si nxehtësia e tharëses së flokëve.

•Bëni një masazh skalpit të kokës me vaj bajame për të stimuluar rritjen e tyre. Një herë në javë përzieni vaj bajame me disa pika vaji esencial, masazhoni skalpin dhe mblidheni me një peshqir të lagur me ujë të ngrohtë. Kjo shërben që vaji të thithet më mirë e më shpejt.

•Në tjetër alternativë për të parandaluar rënien e flokëve është përzierja e vajit të bajames me vaj ulliri dhe vaj kastor ( vaj vegjetal i perftuar nga farat e bimes kastor) në sasi të barabartë.

•Vaji i bajames gjithashtu ndihmon në trajtimin e zbokthit, duke e përdorur si maske.

Përdorime të tjera të vajit të bajames

Është perfekt si balsam buzësh dhe i zbut ato. Mund të bëni vetë një balsam natyral ta keni gjithmonë me vete (përzieni vazeline + vaj bajame + vaj esencial)

Është shumë i mirë për masazhe për të çliruar stresin e jetës së përditshme. Më mirë të ngrohet pak para se të përdoret sepse ka më shume rezultat në lehtesimin dhe zbutjen e lëkurës njëkohësisht.

Përdoret edhe për trajtimin e shenjave të lëkurës, strijet apo smagliaturat duke masazhuar në zonat ku ndodhen ato. Në këtë mënyrë rritet qarkullimi i gjakut, ushqehet lëkura dhe bëhet më elastike. Idealja është ta bëni çdo ditë pas dushit.

Pra siç e shihni përdorimi i vajit të bajames është i gjerë dhe ka shumë benefite. Atë mund ta gjeni lehtësisht në farmaci apo qendra të tjera, vetëm kujdesuni që të jetë natyral dhe i prodhuar në temperaturë të ftohtë. Mbajeni në vend të freskët dhe pa ndriçim.

Vaji Argani kundër strijave pas shtatzanisë

Vaji i arganit, i quajtur ndryshe edhe ari i shkretëtirës, është një vaj natyror i ekstraktuar nga fryti i pemës së arganit. Mbledhja e lëndës së parë bëhet në zonën jugperëndimore të Marokut. Siç kanë treguar shumë herë edhe studimet shkencore, vaji i arganit ndihmon në kurimin e lëkurës, duke i rikthyer asaj hidratimin, ushqyerjen, mbrojtjen, rigjenerimin, elasticitetin, si dhe përtharjen e plagëve. Gjithashtu, vaji i arganit është efikas kundër plakjes së lëkurës, nxit prodhimin e kolagjenit (një proteinë e nevojshme si për indet ashtu edhe lëkurën) dhe ndihmon në parandalimin e formimit të rrudhave.

Substancat aktive që e bëjnë vajin e arganit një ilaç të mrekullueshëm

Vaji i arganit përmban vitaminë E në sasi të mëdha, tre herë më shumë se vaji i ullirit. Këto substanca luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vajit dhe parandalimin e rrudhave, si dhe kanë funksion mbrojtës kundër radikaleve të lira.

Ja sepse vaji i arganit përdoret si për trajtimin e psioriazës (sëmundje lëkure) ashtu edhe për mbrojtjen kundër rrezeve e nga burimet e tjera të dëmit oksidues. Vaji i arganit është i pasur me vitaminë A; acide yndyrore esenciale Omega 3 dhe Omega 6 rigjeneruese e antinflamatore; polifenole kundër rrudhave. Mos harroni se edhe pse është shumë hidratues, vaji i arganit nuk është i yndyrshëm.

Si ta përdorni vajin e arganit për shëndetin dhe bukurinë e fytyrës, buzëve, flokëve, trupit, thonjve dhe strijave?

Fytyrë: hidhni një pikë në mëngjes dhe një në darkë për të luftuar formimin e rrudhave dhe ngadalësimin e procesit të plakjes qelizore. Vaji i arganit vepron kundër akneve, rregullon prodhimin e yndyrës dhe parandalon formimin e shenjave në fytyrë.

Buzë: mund të përdoret për skrab për rigjenerimin e lëkurës së buzëve. Mjafton të përzieni një lugë vaj argani dhe pak sheqer. Aplikojeni masën mbi buzë dhe fërkojeni pak, por pa e dëmtuar lëkurën. Mund ta përdorni këtë lloj skrabi një herë në javë. Është i mrekullueshëm.

Flokë: i përshtatshëm për flokë të brishtë, të thatë, të hollë, pa shkëlqim dhe që nuk rriten. Lufton formimin e dy kokave, mjafton të hidhni disa pika mbi duar dhe ta aplikoni me kujdes mbi flokë. Mbajeni një orë më pas lajeni kokën siç bëni gjithmonë.

Trup: vaji i arganit mund të përdoret si skrab edhe për trupin. Merrni tri lugë gjelle vaj argani dhe 3 lugë gjelle kripë të bardhë, pastaj aplikojeni mbi trup të zhytur në vaskë, ose në dush. Fërkoni më shumë pjesën e brendshme të kofshëve, vithet, krahët dhe këmbët.

Thonjtë: ideal për forcimin e thonjve. Mund të aplikohet çdo mbrëmje mbi duar e thonj me një masazh në formë rrethore. Për një trajtim javor, zhytini për 10 minuta majat e gishtave në një përzierje vaji argani me lëng limoni, pastaj masazhojini.

Strijat:

Vaji i arganit mund të aplikohet edhe mbi lëkurë edhe në rast psoriazi (heq dhe redukton skuqjen dhe kruarjet e lëkurës), të çarat e shkaktuara nga shtatzënia, pas dushit për të zbutur dhe hidratuar lëkurën, në ujin e vaskës (10 pika vaj) për të larguar pluhurin dhe qelizat e vdekura nga lëkura, për t’i rikthyer elasticitetin lëkurës së gjoksit, për masazhe qetësuese dhe relaksimin e muskujve çdo dy ditë përdorimi.

Me vajin e arganit mund të keni një lëkurë të shëndetshme, një fytyrë perfekte, një ngjyrë të bukur trupi dhe një pamje gjithmonë të freskët./CRI

Likes:
0 0
Views:
30
Article Tags:
Article Categories:
Shendetesi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *