Të Fundit
14 November 2019

Akuza e PD: 10% e të ardhurave ditore shkojnë për 1 litër naftë!

Deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaron se shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon.

Në një status në “Facebook”, Tabaku duke analizuar çmimin e naftës në vend shkruan se 10% e të ardhurave ditore të shqiptarëve shkojnë për një litër naftë.

Megjithëse çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë kjo gjë nuk pasqyrohet sipas saj në Shqipëri për shkak të taksave. Po kështu Tabaku shkruan se amendamentet e opozitës për uljen e taksës së qarkullimit janë hedhur poshtë nga maxhoranca.

“Falë investimit të qeverisë dhe ministrit të financave dhe ekonomisë për rritjen e taksës së qarkullimit si dhe taksave dhe tarifave të tjera nafta po shtrenjtohet artificialisht dhe sot 60% e çmimit janë taksa. Ndërkohë që koston shtesë të këtyre rritjeve e mban mbi supe qytetari në të gjitha mënyrat e mundshme. Prandaj, në Shqipërinë e tepsisë sa herë që çmimet e naftës bien në bursë nuk reflektohen, pasi këtu taksa e tepsisë dhe rilindjes u merr shqiptarëve 10% të të ardhurave ditore për një litër naftë”