Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin policor, lëndohet zv/drejtori i Policisë Tiranë

Ka përshkallëzuar protesta e banorëve të zonës së “Astirit” pas përballjes me efektivët e policisë duke tentuar të çajnë kordonin rrethues dhe duke u përpjekur te hyjnë në parlament.

Sipas informacioneve paraprake, 6 efektivë policie kanë mbetur të lënduar nga konfrontimi me protestuesit.

I lënduar ka mbetur gjithashtu edhe zv/drejtori i Policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu dhe me dëmtime më të rënda në krah një punonjëse e Policisë së Shtetit.

Efektivët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë policore.

Shashka dhe tymuese janë hedhur para Parlamentit ku mbahet seanca e së enjtes, teksa të pranishëm janë vetëm deputetët e PS, ndërsa ata opozitarë kanë bojkotuar sërish seancën për t’u gjendur në protestën qytetare.

NJOFTIMI I POLICISË

Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit. ` Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punojëse policie ka dëmtime më të rënda në krah. Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

 

Likes:
0 0
Views:
20
Article Tags:
Article Categories:
Aktualitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *