Njiheni bashkëshorten e emirit të Katarit

Me gjithë rajonin tradicional, Moza shfaqet në publik me fytyrë të zbuluar, është doktore e shkencave dhe merret me politikë.

Dëshira e saj është që Lindja të modernizohet dhe me ngulm punon në këtë drejtim. Eleganca, stili dhe sofistika kanë një emër tjetër dhe ajo quhet Moza bint Nasser.

Bashkëshorte e emirit të Katarit dhe njëra ndër tri gratë e tij, e cila meriton kujdes të veçantë të mediave botërore.

Titulli i saj më i rëndësishëm gjithsesi janë fëmijët e saj, i ka pesë djem dhe dy vajza.

Bashkëshorte e emirit të Katarit është bërë më 1977, kur i ka pasur 18 vjeç. Atëkohë, ishte studente e Universitetit të Katarit, ndërsa titullin e sociologes së diplomuar e mori nëntë vjet pas martesës.

Moza dijen e aplikon shkëlqyeshëm në praktikë, është aktive në shumë organizata, si: në Organizatën Arabe Demokratike, Organizatën e Arsimit, të Shkencës dhe të Zhvillimit të Bashkësive dhe të programeve të ndryshme për ndihmë fëmijëve.

Puna e saj është e rëndësishme në “Fondacionin Katar”, të cilin e drejton bashkëshorti i saj, i cili ka ndërtuar “Qytetin e Arsimit” në Doha dhe në Katar ka sjellë fakultetet amerikane.

Moza në Gazë ka iniciuar ndërtimin e një sërë institucionesh arsimore, ndërkaq puna e saj ka shkuar deri aty saqë kjo femër të posedojë shtatë doktorata nderi.

Moza shpesh e shoqëron bashkëshortin në udhëtimet e tij zyrtare. Opinionin botëror e ka tërhequr me stilin shembullor, por edhe me qëndrimin, të cilin gjithmonë qartë e ka paraqitur, duke mbajtur fjalime në institucione të rëndësishme politike dhe në institucione shoqërore.

Për të thonë që është dashuria më e madhe e sheikut Hamad Bin Khalifa Al-Thani, ndërkaq i biri i tij, Tamim, edhe pse nuk është fëmija i parë i lindur i sunduesit të Katarit, është shpallur për trashëgimtar të fronit dhe bart titullin e emirit të tashëm.

Për stilin e damës së parë të Katarit mendimin e vet e ka thënë edhe revista “Vogue”, e cila e ka radhitur në pesë femrat me veshje më të mirë të botës.

“Vanity Fair” atë e ka shpallur damën me veshje më të bukur, ndërkaq për Julien Mecdonald-in ajo është Jackie Kennedy e dytë.

Moza është njëra ndër damat e rralla e cila 365 ditët e vitit vesh rroba të modës së lartë, “Channel” dhe “Givenchy”, “Dior janë shtëpitë e preferuara të modës për të.

Madhëria e saj blen rroba të cilat kushtojnë midis 20.000 dhe 30.000 dollarëve, ndërsa rrobat e dizajnuara ekskluzivisht për të arrijnë çmimin edhe deri në 100.000 dollarë.

Disa burime thonë që në rezidencën e saj fshihet një pasuri e vërtetë mode.

 

Likes:
0 0
Views:
82
Article Tags:
Article Categories:
Keshilla Bukurie

Leave a Reply