Të Fundit
12 November 2019

Historia e pasqyrës së mallkuar të kapitenit të Titanikut

Një pasqyrë që besohet se është e pushtuar nga fantazma e kapitenit të Titanikut, pritet që të dalë në ankand. Pasqyra 110-vjeçare besohet se pushtohet 1 herë në vit Edward John Smith. I cili e la në shtëpinë e tij në Stoke-on-Trent, përpara se të nisej me anijen fatkeqe për të mos u kthyer më.

Një shërbëtoreje të kapitenit, Ethelwynne, iu ofrua që të merrte një send nga shtëpia e tij. Kjo ndodhi kur anija u përplas me një ajsberg, më 14 Prill të vitit 1912, si kujtim por dhe pagesë.

Por e tmerruar, gruaja u tha familjarëve të saj se mund ta shihte fytyrën e Capitenit Smith çdo vit në këtë pasqyrë. Sa herë që ishte përvjetori i fundosjes së Titanikut.

Që prej asaj kohe, pasqyra u trashëgua nga të afërm të Ethelwynne. E më vonë u zbulua në një banesë të braktisur. Përpara se të përfundonte në pronësi të David Smith. I cili e mbajti të mbyllur në një kasafortë për 5 vitet e fundit.

Pasqyra pritet që të shitet më shumë se 10 mijë paund në ankandin që do të zhvillohet në Lichfield, Staffs, në Dhjetor.