Të Fundit
12 November 2019

Rama replika me komentuesen: Që ta mësosh ti Lavdie…

Si duket kryeministri Edi Rama përtej rubrikës javore “Përgjigjia ime”, nuk ka hequr dorë edhe nga replikat e komenteve në facebook.

I ngacmuar nga një qytetare, e cila i kërkon të japë shpjegim edhe për skandalet në rradhët e Rilindjes, Rama i shkruan se denoncimet duhet të bëhen me etikë.

Duke iu referuar titullit të një portali, për të cilin komentuesja i kërkon llogari, Rama shkruan se që nga titulli vulgar, nuk e merr fare mundimin ta lexojë.

Kryeministri në fund kërkon që ajo dhe të gjithë qytetarët si ajo të denoncojnë përmes platformës shqiperiaqeduam.al.

Replikat

Komentuesja: thuaj miremengjes edhe per keto….

Edi Rama: qe nga titulli vulgar as qe e marr dot mundimin ta lexoj, po qe ta mesosh ti Lavdie dhe ta kesh parasysh po te te duhet, shqiperiaqeduam.al eshte vendi ku mund te denoncosh me etike e me fakte kedoqofte e te marresh pergjigje, tamam si ky “miremengjesi” i sotem, qe eshte pergjigje e nje denoncimi