Të Fundit
12 November 2019

Nëna i hodhi nga makina në lëvizje, mbijeton vetëm një……

Dy motra binjake të sapolindura kanë përfunduar në anë të një rruge pasi nëna e tyre i braktisi në mënyrën më të keqe të mundshme.

Nëna e vajzave besohet t’i ketë hedhur foshnjat nga një mjet në lëvizje herët në mëngjes pasi i kishte futur në një çantë.

Çuditërisht, një nga vajzat e vogla i mbijetoi hedhjes nga makina dhe u shpëtua pasi banorët dëgjuan të qara që vinin nga një vend me bar pranë rrugës.

Por vajza tjetër, i cila ishte dukshëm më e vogël dhe më e dobët, u gjet e pavetëdijshme dhe lëkura e saj ishte në një ngjyrë të zbehtë. Ajo u shpall e vdekur pas mbërritjes në spital.

Videoja tregon se si një nga foshnjat, po qante dhe po lëvizte krahët dhe këmbët në ajër. Vendasit e mbështollën me një batanije ndërsa prisnin që të vinte ambulanca në fshatin Datagon.

Banorët që i gjetën ishin të xhindosur më nënën e papërgjegjshme që i braktisi në këtë lloj mënyre vajzat e saj të bukura.

Lea Gutib, e cila ishte në mesin e njerëzve që nxituan në ndihmë të foshnjave, tha:

Vajzat e vogla ishin aq të bukura, aq të vogla dhe aq të brishta. Nuk mund ta besoja kur i gjetëm. Njëra nuk  po merrte frymë, por tjetra ishte më e fortë dhe po lëvizte.  Nuk mund ta kuptoj se si një nënë mund t’ia bëjë këtë fëmijëve të saj. Kjo që bëri do ta ndjekë gjatë gjithë jetës së saj.”