Zbulohet pasuria multi-milionëshe e Rita Orës

Adele kryeson sërish listën e të famshmëve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar, nën moshën 30 vjeçare.

Adele është emëruar edhe një herë si e famshmja më e pasur, duke llogaritur një pasuri prej 147.5 milionë paundësh, shkruan BBC, transmeton lajmi.

Pas saj vjen Ed Sheeran me rreth 94 milionë paund, kurse ylli i “Harry Potter”, Daniel Radcliffe, është i treti me 87 milionë paund.

Një tjetër tll në listën e personave më të pasur është edhe aktorja Emma Watson dhe aktori i “Star Wars”, John Boyega.

Është viti i tretë që Adele renditet e para në këtë listë, duke llogaritur përfitime të shumta nga turneu i saj botëror dhe shitjet rekorde.

Harry Styles ka pasuri prej 58 milionë paund, Niall Horan, 46 milionë, Louis Tomlinson me 44 milionë paund, Liam Payne me 43 milionë dhe Zayn Malik me 37 milionë paund.

Little Mix janë renditur të gjashtët në tabelë me 48 milionë paund, kurse në këtë listë është edhe Rita Ora, pasuria e të cilës është afro 13 milionë paund.

E famshmja më e pasur ndërkombëtare nën 30 vjeç është Kylie Jenner, e cila ka një pasuri prej 688 milionë paund.

Likes:
0 0
Views:
19
Article Tags:
Article Categories:
Showbiz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *