Të Fundit
12 November 2019

Streçet nuk janë vetëm për palestër vajzanii!!!

Santa është një kameleon kur vjen puna tek moda. Ajo përqafon stile të ndryshme duke i përshtatur sipas moshës e shijeve të veta.. Në kaq javë ajo nuk ka ardhur e veshur dy herë njësoj në zyrë, por kjo jo sepse ajo ka pafund veshje, por sepse di t’i kombinojë në mënyra të pafundme. Këtë javë, ajo vendosi të na jepte NJË mësim të vetëm: Streçet nuk janë vetëm për palestër !

enanrer

Fotografia e së hënë nuk është realizuar në zyrën Living, kjo pasi Santa kishte një shërbim fotografik me Edvina Metën. Në kësi rastesh Santa nuk heq dorë nga komoditeti (sepse nga stili jo e jo ) ndaj ajo zgjodhi streçet, një bluzë pambuku, një pardesy të hollë pa astar dhe një palë balerina të zeza. Ky ishte vetëm kombinimi i parë, por vazhdoni shikoni më poshtë sesi i ka kombinuar editorja e modës streçet në punë e jo vetëm.

ehenana

emartatata 1

Ditën e martë Santa zgjodhi një fustan të stinës për ta veshur me streçe. Ajo është e bindur se getat e holla ngjyrë mishi, apo ndonjë palë të tjera nuk i shkojnë këtij fustani ndaj ajo e vesh gjithnjë me streçe.  Këpucët e sheshta në të njëjtën ngjyrë me çantën e Nennette janë aksesorët që plotësojnë mësë miri këtë outfit.

emekrurer

Aq të bukura janë për këtë stinë, mokassinit dhe çanta e Santës, saqë ajo krijon sa e sa outfite. Duke qenë se ishte java e streçeve ajo nuk i hoqi as këto nga trupi, por hapi garderobën për të parë me çfarë mund t’i kombinonte. Këmisha ngjyrë rozë… E hollë, pranon xhaketë dhe është e gjatë mjaftueshëm.. A mund të gjendet një e metë në këtë outfit?? Nuk besojmë

eenjtjee

Të enjten Santa zgjodhi streçet e lëkurës. Këto të fundit duket se janë një must në garderobën e një femre, por nëse nuk dini t’i kombinoni rrezikoni të gaboni. Sekreti qëndron tek veshja e sipërme që zgjidhni. Nuk duhet të jetë pas trupi, por e gjerë. Vetëm në këtë mënyrë do të dukeni e veshur thjeshtë dhe jo e ekzagjeruar (të paktën për punë). Bluza e Santës është në materialin e plumbarit, rri e fryrë dhe ajo e ka kombinuar me një palë sandale të rehatshme me gurë.

eprmekte

E premtja është dita e të sheshtave, bluzave me kapuç, fustaneve të lirshëm e gjithçkaje tjetër që lidhet me rehatinë. (Sigurisht nëse vendi i punës jua lejon). Santa zgjodhi një bluzë të gjatë me kapuç për ditën e premte të cilën e kombinoi me një palë mokasini me pellush. Nëse e vini re trëndafili i këpucëve është i ngjashëm me atë të bluzës, kjo sepse kjo e fundit është bërë me porosi. Santa e ka personalizuar me shkronjën e parë të emrit të saj dhe me trëndafilat në ngjyrë rozë. .. Ja pra që streçet nuk vishen vetëm në palestër 😉 Nga Frensis Lloji

IMG 8129