Të Fundit
12 November 2019

Paketa fiskale 2019/ Ahmetaj: Ja sa do ulet tatimi mbi fitimin dhe dividenti!

Ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj u shpreh pak minuta me pare se gjatë këtij viti janë punësuar 34 mijë persona më shumë se një vit më parë. Ai tha se paketa e re fiskale parashikon lehtësia për individët, por edhe biznesin. Ai paralajmëroi se beteja kundër informalitetit do të njohë një tjetër nivel në vijim, ndërsa shtoi se të gjitha transaksionet do të futen në sitëm.

“34 mijë më shumë të punësuar se në vitin 2017. Paketa fiskale e 2019 ka prekur tatim fitimin e fashës 8-14 mln lekë xhiro, është ulur nga 15 në 5%, për mekanikën bujqësore është hequr TVSH. Kemi avancuar edhe uljen e dividentit, lehtësim edhe te të ardhurat personale, duke e ngritur nga 130-150 mijë lekë për tatimin 10%. Formalizimi i sektorit mbetet të turizmit ende sfidë. Mbi 9900 kontrolle, janë konstatuar mbi 3 mijë shkelje. Kam filluar negociatën me platformën dixhitale për të filluar për të marrë info zyrtare për të gjitha ato struktura që jepen me qira në Shqipëri. Shumë shpejt beteja jonë kundër informalitetit do të kalojë në një nivel tjetër. Futjen në sistem të të gjitha transaksioneve, do të përshkallëzohet beteja për formalizim”. tha Ahmetaj.