Flokë të thinjur në moshë të re?

Pas shumë eksperimentesh nga dermatologë britanikë, u zbulua se deri në moshën 50 vjeçare, 50% e popullsisë së botës ka të paktën 50% të flokëve gri. Përveç kësaj, flokët e njerëzve me lekurë të bardhë fillojnë të kthehen në gri pas të 30-ave, flokët e popullësisë aziatike – rreth 40 vjeç dhe flokët e njerëzve me lëkurë të errët – pas 40 vjeç. Është një proces i natyrshëm i quajtur depigmentimi; megjithatë, nganjëherë flokët gri mund të fillojnë të shfaqen në moshën 20 ose 30. Përse ndodh kjo? Rritja e flokëve dhe ngjyra varet nga struktura dhe melanina, e cila përbëhet nga eumelanin dhe pheomelanin dhe, në varësi të sasisë dhe përqindjes së këtyre pigmenteve, formohet tërë spektri i ngjyrave të flokëve. Aktiviteti i melaninës zvogëlohet me moshën ose nën ndikimin e proceseve që ndodhin brenda trupit. Ajo fjalë për fjalë ndalon bashkëpunimin me proteinat e flokëve dhe kjo është se si flokët gri fillojnë të shfaqen në rrënjë. Disa nga arsyet pse formohen janë: Trashëgimia gjenetike, problem me tiroidet,mungesë e vitmaninës B dhe mungesë hekuri, medikamentë të ndryshme,pirja e cigares etj. Si mund të përballeni me to? Ndryshoni regjimin ushqimor: konsumoni më shumë ushqime me vitamina B12. Vizitoni një mjek dhe bëni një kontroll për tiroidet. Bëni një masazh në rrënjet e flokëve rregullisht dhe mundohuni që të keni një model flokësh modern. Gjithashtu ndihmon përdorimi I maskave të ndryshme dhe kujdesja e flokëve.

Likes:
0 0
Views:
21
Article Categories:
Keshilla Bukurie

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *