Lali Eri zbulon emrin e djalit, ja ç’domethënie ka ai

‘’Kemi zgjedhur një emër shqiptar dhe tipik tironc’’, do të shprehej Erion Veliaj ditën e diel, ndërkohë që dhjetëra gazetarë vazhdonin ta pyesnin rreth emrit të pinjollit më të ri të familjes. E megjithatë kureshtja duket se nuk do të vazhdojë gjatë, pasi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, kryetari i bashkisë së Tiranës ka zbuluar më në fund emrin e vogëlushit, më të përfolur të momentit.

42675624 166452007624739 3846361824937958064 n1

“Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshëm tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!”, përfundon Veliaj në postimin e tij.

41908681 339984036574054 2506656749860927584 n
Kajan, emër shqiptar? Po cila është simbolika e tij? Pasi u bëmë kuriozë, vendosëm të kërkonim në Google rreth këtij emrin dhe zbuluam se ai bën pjesë në listën e emrave me origjinë ilire, por pa ndonjë domethënie të veçantë. Të paktën jo për ne shqiptarët, pasi sipas astrologjisë indiane, Kajan është një emër që përfaqëson siguri, sukses, humanizëm, pavarësi, të ardhme dhe karrierë.

42619566 108814740029529 8906496990720035702 n
Njerëzit që mbajnë këtë emër, po sipas astrologjisë indiane, janë të prirur të jenë bujarë, shumë të gatshëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ah, edhe një kuriozitet i vogël, Kajan është gjithashtu emri i një fshati të vogël në Elbasan, por nuk besojmë se Lali Eri ka menduar për të në ato momente.

41823341 1114942841997629 6965915815591797939 n

 

Likes:
0 0
Views:
21
Article Categories:
Aktualitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *