Rama mbyll kazinotë elektronike, Basha: Koncension i Olsi Ramës, kamuflohet pastrimi i parave

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se qeveria vendosi mbylljen brenda 31 dhjetorit të të gjitha kazinove elektronike në zonat e banuara dhe të të gjitha njësive të basteve sportive në Shqipëri. Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët sot për këtë vendim, u shpreh:

Pyetje: Z. Basha, duke qënë se kryeministri njoftoi pak më parë se nga data 30 dhjetor nuk do të kemi më kazino, ka ndryshime në ligj, do të mbyllen edhe pikat e basteve, si e shikoni? A ka dritëhije?

Basha: Industria e pastrimit të parave është e kontroluar nga kriminelë në bashkëpunim me politikanët më të lartë në vend. Dihet qartë që koncensioni i lojërave të fatit operohet nga fasada të vëllait të kryeministrit, të Olsi Ramës. Dihet qartë se segmentet më të mëdha të këtyre lojërave të fatit janë në duart e krimit të organizuar. Mos nxirrni asnjë konkluzion nga një njeri që ka humbur çdo kontroll mbi qeverisjen, territorin apo mendjes së vet dhe shikon konspiracion opozitar sa herë kapet në krim. Nëse kjo do të bëhet për të transferuar interesat  kriminale të pastrimit të parave, për t’i përqëndruar apo kamufluar në mënyra të tjera, pritet ta shohim.

E mbani mend Marrëzinë e Fundit?! Para 5 vjetësh! Marrëzia e Fundit nisi për të mbyllur pikat e lojërat e fatit. Ishte 834 tani është 4200. Me këtë rregulll i bie që pas shpalljes së Edi Ramë stë shkojmë në 8400! Pra, ky njeri tjetër gjë thotë e tjetër gjë bën.”

 

Likes:
0 0
Views:
21
Article Tags:
Article Categories:
Politike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *